![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka propozuar Luan Hotin si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Mësohet se pas konsultimeve dhe një procesi në bazë prej disa ditëve, mbremjen e sotme Kryesia e Degës se PD Durrës ka miratuar propozimin për kandidatin për Kryetar Bashkie. Sipas burimeve në PD, Luan Hoti është emri i propozuar nga demokratët e Durrësit.
Propozimi i është dërguar për miratim Kryesisë qendore në një vendimmarrje unanime të Degës. Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partise dhe Kryesitë e Degeve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme.
Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH.
Shfaq Komentet (0)