LAJMI I FUNDIT

Jorida Tabaku takim në SPAK për hetimet për inceneratorët

08:58 - 21.02.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është paraqitur këtë të hënë në selinë e SPAK.




Sipas ‘News24’ Tabaku është paraqitur në SPAK për të takuar kryetarin Arben Kraja, për koordinim në lidhje me hetimin parlamentar dhe atë penal.

Kujtojmë që Tabaku është kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Inceneratorëve dhe gjatë këtyre viteve është marrë me fakte e dëshmi për këtë aferë.

Edhe gjatë ditës së sotme, në Komisionin Hetimor për Inceneratorët pritet të dëshmojnë të tjerë zyrtarë.

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e ka quajtur një skemë piramidale organizimin e shpërndarjes së parave për inceneratorët, që në fund shkojnë të gjithë te Klodian Zoto, Mërtiri e Stela Gugallia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.