![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Teksa po dëgjohet dëshmia e kryetares së së Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku theksoi se ka dokumente që faktojne se nga viti 2018, është bërë gjithcka me presion të shtuar që Bashkia Durres t’i depozitonte mbetjet në Inceneratorin e Tiranës.
“AKUM-i i drejtuar nga Alqi Bllako babai i te cilit ishte i punesuar tek Inceneratori i Tiranes, ka ushtruar presion ndaj Bashkise Durres qe mbetjet te depozitoheshin ne Landifillin e Sharres ne Tirane.
Bashkia Durres ka lidhur nje kontrate qe do ti kushtoje qytetareve 10 mln euro per koncesionarin plus 15 mln euro te tjera per transportin cka sjell rritje me 60% te tarifave per pastrimin te qytetareve te Durresit. Sa here vjedhin Sako, Dako dhe Bllako, pasojat i paguan qytetari durrsak” tha Tabaku.
Ndërkohë është shoqëruar me ironi replika mes Tabakut dhe Sakos. Kryebashkiakja ka refuzuar të komentojë deklaratat e paraardhësit të saj Vangjush Dako.
Ndërsa nënkryetarja e PD, Tabaku i ka kërkuar që të përgjigjet me më pak arrogancë.
Emirjana Sako: Të komentoj një kryetar bashkie që ka qenë para meje?
Jorida Tabaku: Jeni politkane e re reflektojmë pozitivitet ju lutem, më me pak arrogance. Kam një procedurë të firmsur nga ju per negociim pa shpallje paraprake thatë që s’ka emergjencë.
Emirjana Sako: Sot kam krenare për këtë zgjidhje për dy arsye, Durrësi është qytet turistik, ka një vend të një depozitimi nuk depoziton asnjë mbetje urbane në qytetin e vet
kemi ende punë për të bërëJorida Tabaku: Përvec 10 mln euro, 1.1 mld lekë të njoftuar në gusht por të anuluar e rihapur në shtator, cilat janë kostot e tjera që ka bashkia e Durrësit?
Emirjana Sako: Lexoni ligjin
Jorida Tabaku: Unë i lexoj të gjitha ligjet me dashamirësi nuk i di të gjitha por përpiqem aq sa mundem, sa është kosto e transportit për mbetjet?
Emirjana Sako: Bëhet nga bashkia e Durrësit, kam dy ndërmarrje publike kemi fondet tona që vijojmë depozitimin në Sharrë, s’ka asnjë kosto shtesë, ka kosto vetëm karburanti. S’ka ksoto për Surrësin se distanca është e shkurtër
Jorida Tabaku: Po ka mundësi për komunikimet me telefon sa të përfundoj
Emirjana Sako: Hoqa zilen
Jorida Tabaku: Tarifat e bashkisë së Durrësit si e kanë refletuar rritjen e tarifës së pastrimit?
Sako: Sot qytetaret e Durresit paguajnë 291 lekë në muaj për pastrimin.
Jorida Tabaku: Pati rritje të tarifës për qytetaret e bizneset deri në 64 % si rezutlat i kostove të inceneratorit
Sako: Jo është si rezultat për të dhënë një shërbim më të mirë për qytetarët, jemi qytet bregdetar.
Tabaku: Shqetësimi që kam sa është kosto për 1 ton mbetje ne total?
Sako: Tarifa hyrëse në Sharrë me 29 euro, kemi dhe kosotot e brendshme që nuk i kam në tavolinë, mund tua vë në dispozicion
Tabaku: Keni pasur komunikim me Ramën që deklaroi rritëm presionin mbi Durrësin, lanë plehrat vërdallë, u mbyll Porto Romano, që ti cojmë tek Sharra?
Sako: Ju do e keni këtu kryeministrin mund të pyesni atë. Unë kam ligjin para zbatoj ligjin kemi bërë kërkësat jo kryeministrit por ministrive të ndryshme në bazë të dokumenteve kemi marë përgjigje
Tabaku: Për një vite gjysmë nuk morët asnjë masë dhe pse shpallët gjendje emergjence, rritet presionin mbi Durrësin që ti detyronin ti conin në Sharrë mbetjet me një tarifë e kontratë që ndodhet jashtë juridiskionit se nuk e përfshinte Durrësin.
Dako tha kjo është pa garë. Kur e thotë Dako imagjino sa rëndë është situata.
Sako: Unë flas për pjesën që drejtoj vetë nuk bëj komente cfarë kanë thënë ish kryetarët e tjer.
Tabaku: Të sillemi më me pak arrogancë më me qetësi
Sako: Kam lënë punën që të jap përgjigje. Nuk vij të komentoj këtu komente te bëra nga ish kryetarë bashkish.
Tabaku: Kur ai thotë Durrësi do falimentojë me këtë kontratë për mua është shqetësim
Sako: Ne kemi mbështetje 100% nga qeveria shqiptare, nuk kemi asnjë lloj falimenti kemi qytet më të pastër e për mua është arritje, që një kryetare e komanduar ti japë zgjidhje disa gjërave.
Tabaku: Do bëjmë tjetër komision hetimor
Sako: Ju keni kohë të lirë mund ta bëni
Tabaku: Nuk kemi fare kohë të lirë zona Sako. S’kam dëshitë të bëj komente personale me ju. Shqetësimi im është që Alqi Bllako ka detyruar mbylljen e Porto Romanos që mbetjet të shkojnë te inceneratori ku punonte i ati.