![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Blegtorët dhe fermerët e Përmetit kanë dalë këtë të hënë në protestë para bashkisë së qytetit, për vështirësitë që po hasin si dhe paralajmërojnë falimentim për shkak të neglizhencës nga Ministria e Bujqësisë, që ata e akuzojnë se po i nxjerr “në rrugë të madhe”.
Fermerët nga Gjirokastra, Fieri dhe Lushnja thonë se gjendja e tyre pas rritjes së cmimit të naftës dhe cmimit të ulët të produkteve të qumeshtit dhe nënprodukteve të tij po i cojnë drejt falimentimit duke i detyruar të emigrojnë e të braktisin tokat.
Ata mbanin pankarta të ndryshme në duar, ku në njërën prej tyre ishte shkruar një e vërtetë e trishtë: Një kafe 80 lekë, një litër qumësht 40 lekë.
Do vijë një kohë që shumë shpejt konsumatorët nuk do të mund të gjejnë mishin e qengjit e do detyrohen ta blejnë në vendet e rajonit, kanë thënë ata.
Fermerët thanë për mediat se subvencionet për ta janë në minimumin e atyre që jepen në vendet e tjera të rajonit.
Sipas tyre, qeveria nuk ka ndarë asnjë pakete per daljen e këtij sektori nga kriza, ndërsa çmimi naftes, drithrave per blektorine, imputet, farerat dhe fidanet që kanë shkuar 3 deri ne 4 fish më shtrenjtë e kanë bërë të pamundur vazhdimsine e punës në këtë sektor.