LAJMI I FUNDIT

Arresohet një 21 vjeçar në Vlorë/ I gjejnë çantën me drogë në mjetin “Audi”

11:20 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” iu gjet një sasi prej 7 kg e gjysmë kanabis.




Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “A2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. D.(K)., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi” në përdorim nga ky shtetas, në lagjen “Isa Boletini”, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.