LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ “Lufta në Ukrainë rrezikon rritjen e çmimeve”, Basha: Ja masat që duhet të marrë qeveria

09:46 - 01.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën ku paralajmërohet rritje çmimesh në vendin tonë dhe jo vetëm, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.




Përmes një reagimi në Facebook, lideri demokrat thekson se qeveria duhet të marrë masa për të kompensuar dhe lehtësuar qytetarët shqiptarë.

Ai propozon dy masa, uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të asaj që ai e cilëson taksa Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

https://streamable.com/izf963

REAGIMI I LULZIM BASHËS:

Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë. Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike: 1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe 2. Heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.