![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Protestuesit i kanë ndërprerë fjalën një vajze që nisi të fliste në manifestimin e zhvilluar përpara kryeministrisë.
Ajo tha se kryeministri Edi Rama ka merita për ngritjen e Shqipërisë, duke shtuar se ata nuk kërkojnë që ai të largohet.
Në këtë moment kanë reaguar protestuesit, që e kanë cilësuar si provokim fjalën e saj dhe ia kanë hequr mikrofonin nga dora, duke vijuar me linjën e tyre të diskutimeve.
“Mirëmbrëma të gjithëve, gëzuar ditën e verës dhe shpresoj të jeni të lumtur. Dua ti bëj një kërkesë kryeministrit.
Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pa ndalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.