LAJMI I FUNDIT

Protestës kundër rritjes së çmimeve do t’i bashkohen edhe studentët e Shkencave Sociale: Ulje çmimesh ose largimi qeverisë

23:23 - 14.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Protestës kundër rritjeve të vazhduara të çmimeve do t’i bashkohen edhe studentët e Shkencave Sociale ditën e martë në orën 17:00. Me anë të një njoftimi nëpër rrjete sociale, studentët kanë kanë përcjellë dy qëllimet që duan të arrijnë në protestë: Uljen e çmimeve ose largimin e qeverisë.




Rikujtojmë se prej 6 ditësh janë zhvilluar protesta në të gjithë vendin, prania e studentëve nuk është risi në këto protesta, pasi fillimisht tubimi u “përqafua” nga studentët e “Bujqësorit” (UBT), Kamzë.

Ndërkohë që ditën e martë në orën 17:00 do të ketë sërish protestat para kryeministrisë.

Njëkohësisht gjatë ditës së martë pritet të ketë edhe një tjetër mbledhje të Bordit të Administrimit të Karburanteve, ku pritet të vendoset çmimi i ri për naftën në vend.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.