LAJMI I FUNDIT

“Rama dhe policia t’i vendosin gishtin kokës”/ Nënë Liza në protestë: Dita e verës për ne është kur ul çmimet! Kryeministri nuk mund t’i dalë popullit përballë

18:50 - 14.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënë Liza e zonës së “5 majit” i është bashkuar protestës së qytetarëve në ditën e gjashtë përpara Kryeministrisë.




Gjatë fjalës së saj, ajo shprehet se për qytetarët nuk do të ketë ditë vere nëse qeveria nuk ul çmimet.

“Një nënë 78-vjeçare po sillet rreth rrënojave për ditë vere, ai bën koncerte. Jashtë na ka nxjerrë, në rrugë të madhe. Mos t’i vijë turp fare që dalim këtu. Unë jam 78 vjeç dhe do dal çdo ditë këtu. Ky popull nuk del për qejf. Sot nuk ka ditë vere për asnjë. Ditë vere është kur ul çmimet, kur ul naftën. Jo si i ka ngritur ky.

Nuk mund t’i dalë popullit këtu përballë, por të dalë të paktën në dritare. Edi Rama t’ia vendos gishtin kokës. Djalin tim e morën, 3 ditë në burg. Edhe policia t’i vendosi gishtin kokës. Është turp për shtetin shqiptar, nuk jemi as në Ukrainë, as në Afganistan”, tha nënë Liza.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.