LAJMI I FUNDIT

“Rama tallet me qytetarët përpara tastierës”/ Protestuesi: Shqiptarët të bëhen bashkë, mos ua lëmë këtë tokë horrave

18:18 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një prej protestuesve u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’u bashkohen për të protestuar kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë.




Gjatë fjalës së tij, ai thotë se kryeministri Rama tallet me qytetarët përpara tastierës.

“I bëj thirrje kolegëve të mi, të sektorit të turizmit. Ramoviçi është pervers. E keni parë si tallet përpara tastierës. Ka një tufë militantësh që e ndjekin, dhe tallet me ta. Këtu janë shqiptarët dhe shqiptaria, as Luli, as Sala e Iliri. Është hera e vetme në kaq vite, pasi në shumë protesta dështuan. Të bëhemi të gjithë bashkë, e t’ja mësojmë vallen e Kukësit. Ftoj të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë dhe të dalin në shesh, për hatër të brezave që do vijnë, për ata që kanë ikur dhe moshën e tretë. Nuk duhet t’ja lëmë këtë tokë një tufe horrash” – tha një protestues tjetër.

Ndërkohë një tjetër protestues ka komentuar ndihmën e Serbisë me grurë.

“Janë ndjerë në portofolin tonë, në sirtarin e bukës. Zotëria thotë se janë negociata me Serbinë për grurin ndërkohë që fermerët kanë 3 vjet që po i kërkojnë të qëndrojnë këtu, të prodhojnë grurë për popullatën. Një shprehje thotë se një shtëpi nuk mbahet me miell hua. Shembulli më i mirë vjen nga Maqedonia. Pezullon TVSH-në. 30 mijë lekë për një pensionist në muaj, është tallje” – tha një protestues.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.