LAJMI I FUNDIT

“Të mos lëvizim nga sheshi deri sa ta shpëtojmë Shqipërinë”- Protestuesi kundër paketës së rezistencës sociale: A mund të ushqehesh me 30 mijë lekë të vjetra?!

18:32 - 15.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga bulevardi përballë kryeministrisë një protestues i kërkoi qytetarëve shqiptarë që të protestojnë pa pushim në mënyrë që për herë të parë ta shpëtojnë Shqipërinë.




Teksa e cilësoi situatën ekonomike në vend si tepër të rëndë, ai theksoi se 30 mijë lekë të vjetra të dhënë nga qeveria si pjesë e paketës së rezistencës sociale nuk mjaftojnë që një person të ushqehet.

“Piktori tha se 30 mijë lekë të vjetra mjaftojnë që të ushqehen. Sa prej jush janë familjar këtu? A mund të ushqehesh me 30 mijë lekë të vjetra. Thotë që ne jemi në luftë. Me kë jemi në luftë, pse duhet t’i përballojmë ne këto pasoja?

Piktori është një njeri pa atdhe, pasi po të ishte me atdhe nuk do linte popullin e tij në rrugë dhe ta arrestonte. Deri kur do shkohet në këtë farë forme. A jemi në gjendje të protestojmë dhe mos të lëvizim dhe për herë të parë të shpëtojmë Shqipërinë”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.