LAJMI I FUNDIT

Koronavirusi në Shqipëri/ MSH publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Një humbje jete dhe 93 raste të reja! Ja si paraqitet situata në spitale

18:12 - 16.03.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sërish vijon të jetë i ulët numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1107 testime të kryera, janë regjistruar 93 raste të reja.




spitali infektiv-covid-te-burgosur-ambulance (10)

Aktualisht në të gjithë vendin, janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit ka humbur jetën një qytetar.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar.

APELI I MINISTRISË SË SHËNDETËSISË

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1107 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 93 qytetarë, në këto bashki:

27 në Tiranë, 10 në Vlorë, 9 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, 6 në Elbasan, 4 në Fier, 3 në Kukës, Patos, Lushnje, Gramsh, 2 në Kurbin, Dibër, Delvinë, Kuçove, 1 në Shkodër, Pukë, Fushë-Arrëz, Tropojë, Lezhë, Kavajë, Pogradec, Berat, Belsh, Përrenjas.

Janë 655 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv, një qytetar 79 vjeç nga Berati.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,662 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Mars 2022)

Raste të reja ditore           93

Të shëruar në 24 orë        99

Të shtruar në spitale         42

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                   1107

Testime totale               1,762,808

Raste pozitive                   272,804

Raste të shëruara             268,662

Raste Aktive                        655

Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              246

Fier                  129

Kukës              58

Vlorë                57

Shkodër          54

Gjirokastër      31

Elbasan           25

Korçë               21

Lezhë              17

Berat                  6

Durrës                6

Dibër                  5


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.