LAJMI I FUNDIT

Nisin të martat e shenjta në Laç, zgjidhja e besimtarëve për të kursyer: Është bërë katastrofike gjithçka! Njerëzit po vdesin për bukë

15:16 - 16.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e djeshme ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13-javor në Kishën e Shna Ndout në Laç. Shumë qytetarë i janë drejtuar Kishës së Laçit për t’u lutur për të afërmit e tyre.




Disa prej tyre i thanë Panorama.al se kishin udhëtuar me tren në drejtim të Laçit për shkak të kostos së ulët të biletës.

Ishim. Vij nga Lezha. Vijmë shpesh. Vijmë i drejtohemi zotit me lutje për gabimet tona, për fajet tona”, thotë një prej zonjave.

Një tjetër shprehet se përveçse për familjarët lutet edhe situatën e krijuar për shkak të rritjes së çmimeve.

“Unë lutem për dy feëmijët që i kam jashtë në burg. Kam besim të plotë dhe shpresoj të gjej derman. Vetëm nga kjo kishë.

Është bërë katastrofike gjithçka. Njerëzit janë duke vdekur për bukë. Çmimet janë katastrofike. Çmimet më të ulëta janë në botë se në Shqipëri”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.