Kryesore

Nga ujgurët te afganët e ukrainasit/ Mikpritja shqiptare ndër vite për popujt që arratisen nga lufta

17:20 - 18.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota është përfshirë nga një krizë e thellë humanitare dhe financiare në katër javët e fundit, pasi Rusia ndërmori një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, duket se pasojat kryesore të luftës po i vuajnë civilët.




Sidomos tani që ushtarët rusë nuk po “diskriminojnë” duke i vrarë edhe njerëzit e zakonshëm, që kanë mbetur në vend pa pasur mundësi të evakuohen.

Shtetet në afërsi më të madhe me Ukrainën, si Polonia po presin refugjatët e luftës. Të njëjtën gjë po bëjnë disa shtete të Europës dhe Britania e Madhe. Edhe Shqipëria nuk ka ngurruar të presë refugjatët që po arratisen “për të shpëtuar kokën”.

Madje, në mbledhjen e së premtes të Këshillit të Ministrave është marrë vendimi për caktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vendin tonë. Qeveria ka vendosur ukrainasit kanë të drejtë të hyjnë në Shqipëri dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi për një afat deri në një vit.

Kosovarët

Mijëra shqiptarë të Kosovës të përndjekur nga ushtria serbe, kaluan kufirin për në Shqipëri, në vendin që e cilësonin si atdheun e dytë, 22 vite më parë. Shqiptarët hapën dyert për të mirëpritur, fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova.

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në Republikën e Kosovës ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së). Ajo filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999.

Ujgurët 

Pesë ujgurë u strehuan fillimisht në Shqipëri, por numti i përgjithshëm i tyre shkoi rreth 100 më pas. Vendndodhja ku u streguan ujgurët ishte Bbrruja e Tiranës. Ky veprim u ndërmor në kuadër të bashkëpunimit të vendit tonë me SHBA-të.

Në vitin 2010, Shqipëria strehoi edhe tre të dënuar të Burgut të Guantanamos. Këtrë herë, në vendin tonë erdhën edhe një shtetas me kombësi egjiptiane, një tunizian dhe një tjetër nga Libia.

Hebrenjtë

Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të luftës së dytë botërore. Ajo më pas u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera. Hebrenjtë në Shqipëri mbroheshin nga popullata vendase dhe kjo vazhdoi edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste, pas kapitullimit të Italisë më Shtator 1943.

Deri në fund të luftës Shqipëria ishte shtëpia e rreth 2.000 hebrenjve falë guximit të qytetarëve shqiptarë për të siguruar një strehë për hebrenjtë që iknin nga vendet fqinje.

Në ditët e sotme, mbi 160 hebrenj jetojnë në Shqipëri, shumica e tyre në Tiranë, sipas raportimeve.

Muxhahedinët

Muxhahedinët iranianë, të cilësuar ndryshe edhe si opozita iraniane në emigrim ndodhen tashmë të strehuar në disa vende të botës ku një pjesë e tyre edhe në Shqipëri.

Në vitin e fundit të mandatit të tij si Kryeministër, Sali Berisha ra dakord me Sekretaren e Jashtme të SHBA-ve në vitin 2013, Hillari Klinton, që nga Iraku të mbërrinin në Tiranë 270 muxhahedinë. Këta të fundit morën të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe u trajtuan me statusin e azilantit politik.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama vijoi politikën e Berishës ndaj muxhahedinëve, duke strehuar rreth 3 mijë muxhahedinësh iranianë pas rënies dakord me autoritetet amerikane. Pavarësisht mungesës së të dhënave të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës shkon në rreth 3500 persona.

Afganët

Ishte data 27 gusht kur avioni i parë me 121 shtetas afganë u ul në Rinas në mesnatë. Këta qytetatë po largoheshin nga vendlindja e tyre për t’i shpëtuar regjimit të ashpër taleban pasi këta të fundit morën nën kontroll Afganistanin.

Pritej që në Shqipëri të strehoheshin 4000 afganë të cilët do të qëndronin për 1 vit, deri sa të merrning vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ukrainasit

Lufta me e fundit që as nuk mund të mendohej të bëhej është ajo në Ukrainë si pasojë e ndërmarrjes së pushtimit prej Rusisë. Edhe në këtë rast, Shqipëria ka mirëpritur dhe streguar refugjatët.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka deklaruar se Shqipëria do të strehojë 351 ukrainas qe janë larguar nga lufta. Vlora është kthyer së fundmi në destinacion pritës për ukrainasit, të cilët e kanë vizituar më herët Shqipërinë për pushime.

Dhjetëra familje kanë mbërritur gjatë ditëve të fundit në zyrën e emigracionit në pikën kufitare të portit të Vlorës. Ata theksojnë se kanë rrugëtuar nëpër disa shtete deri sa të mbërrinin në destinacionin e tyre, Shqipërinë. Qëndrimi në Kiev është shumë i rrezikshëm thekson Ksenia Breus.

Familjet e para në Vlorë i ka pritur një tjetër ukrainas. Anzar Popov jeton prej disa muajsh në qytetin bregdetar shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.