![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Edhe pse kanë mbetur të paktë në numër, vijon qëndresa e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve në vend.
Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, vijojnë të qëndrojnë përpara Kryeministrisë.
Disa prej tyre janë ulur këmbëkryq, ndërkohë nga fotot shihet se si avokati Adriatik Lapaj është mbështjellur me batanije për shkak të të ftohtit.
Protesta ka nisur që prej orës 11:00, kur fillimisht qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan drejt Kryeministrisë.
Pas më shumë se 3 orësh, një pjesë e qytetarëve u shpërndanë, ndërsa një pjesë tjetër vijon të qëndrojnë.
Ata janë shprehur se do të qëndrojnë aty 24 orë, nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre për uljen e çmimeve të ushqimeve dhe karburantit.
Shfaq Komentet (0)