Kryesore

MINUTË PAS MINUTE/ Protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

17:19 - 29.03.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Raundi i radhës së protestës kundër rritjes së çmimeve në vendin tonë ka nisur të martën. Ky aksion qytetar po mbahet për të kundërshtuar katapultimin e menjëhershëm të çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve të shportës si pasojë e luftës në Ukrainë.




Njoftimi për grumbullimin në shesh e bëri aktivisti Adriatik Lapaj menjëherë pasi çmimi i nftës arriti shifrën 245 lekë për litër.

“TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH

Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër”, njoftoi Lapaj para pak ditësh.

Ndërsa ditën e sotme, qytetarët janë grumbulluar para kryeministrisë dhe kërkojnë që të ulen taksat. Me parulla dhe thirrje “Boll na vodhët”, qytetarët akuzojnë qeverinë, pasi sipas tyre nuk ka marrë asnjë masë për të përballuar krizën e çmimeve.

Cilat janë kërkesat e paraqitura nga protestuesit? Gazeta Shqiptare sjell sërish në vëmendje 7 kërkesat e qytetarëve:

  • -Heqje e taksës së qarkullimit
  • -Pezullim i alternuar i barrës fiskale mbi çmimin e karburantit.
  • -Pezullim i TVSH-së për produktet e shportës bazë
  • – Zgjerim i skemës se kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.
  • – Paketë reale ndihme për pensionistët, invalidët dhe familjet me ndihmë ekonomike deri tejkalimin e krizës
  • – Përcaktim i minimumit jetik.
  • – Hetim e mbikëqyrje e koncesioneve dhe shpenzimeve që ndikojnë në buxhetin e shtetit dhe e operatorëve që mund të ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimeve.

17:30 Thirrje për tu mbledhur para SPAK-ut, protestuesja: I ka dosjet të kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë

Qytetarët do të mblidhen ditën e nesërme para Prokurorisë së Posaçme për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, ka zbuluar nga një protestuese. Sipas qytetares, politika shqiptare bën “ping-pong”, pasi “Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë”.

Gjithashtu, protestuesja e akuzoi edhe SPAK-un se nuk po merret me asgjë, pavarësisht se i ka dosjet e kopsitura me vite, teksa Shqipëria po vuan për logjikën elementare.

“Spiropali akuzon Berishën se i ka duart me gjak ndërsa Berisha i thotë ju jeni hajdutë. Pra akuza ndaj njëri-tjetrit. Asnjërit prej këtyre nuk i hyn gjemb në këmbë. Ne dalim dhe protestojmë këtu dhe asgjë nuk zgjedhim. Piquni, fillojeni nga vetja.

Nesër bëhet një protestë para SPAK-ut sepse i ka dosjet e kopsitura me vite dhe nuk po merret me asgjë. Shqipëria po vuan për logjikën elementare. Do e shikoni se shumë shpejt nafta do shkojë 3 mijë e ca lekë dhe askush nuk mund të bëjë asgjë. Kjo është një qeveri e falimetnuar. Nuk kanë as kulturën e dorëheqjes, janë të lidhur pas karriges”, tha protestuesja.

18:16 VIDEO/ “Do shkojë 5 mijë lekë shishja e vajit”- Qytetarët protestojnë në kor kundër rritjes së çmimeve! Dominojnë të rinjtë

“S’ka më nëpërkëmbje”, kështu u shprehen qytetarët të cilët refuzojnë të pranojnë rritjen e vazhduar të çmimeve. I dominuar nga të rinjtë sheshi përpara Kryeministrisë është mbushur me pankarta në të cilat nxitet pjesëmarrja e të gjithëve. E iniciuar nga një publikim në rrjetet sociale nga avokati dhe aktivisti, Adriatik Lapaj.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.