AKTUALITET

Ishte lider në trafikimin e heroinës, morfinës dhe opiumit në BE, arrestohet biznesmeni Nikolin Janina

10:55 - 06.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lideri i një grupi kriminal që trafikonte heroine, morfinë e opium në disa vende të BE, është arrestuar në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.




Biznesmeni Nikolin Janina, rezulton të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje spanjolle dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Evropës.

Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë operacionet per kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Madrid”, në kuadër të të cilit u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë dhe Interpol Tirana.

Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Ne kuader te operacionit policor te koduar “Madrid” u kap dhe u arrestua me qellim ekstradimi shtetasi Nikolin Janina

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, të shtetasit:

N. J., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

Kush është Nikolin Janina

Autoritet e drejtësisë Spanjolle në vitin 2015 kanë marrë një vendim për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj Janinës, duke e akuzuar këtë të fundit për akuzën e “Pjesëmarrjes në grupe kriminale të trafikimit të narkotikëve”.

Më pas drejtësia Spanjolle ka proceduar në 15 prill 2016 me nxjerjen e emrit të biznesmenit Nikolin Janina, në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Që prej kësaj date e deri më sot, policia dhe prokuroria Shqiptare nuk kanë marrë asnjë masë për arrestimin e biznesmenit Janina.

Autoritet shqiptare e justifikojnë mosveprimin e tyre, për shkak se Spanja nuk ka dashur të transferojë procedimin penal në Shqipëri, por edhe për shkak se nëse Janina do arrestohet, drejtësia Shqiptare nuk ka një marrëveshje ekstradimi me autoritet Spanjollë.

Këto dy pika, duket se s’po hapin dritën jeshile, për marjes e një mase sigurimi ndaj biznesmenit të njohur, që kërkohet për trafik droge në Spanjë. “…Jemi në kushtet kur ende nuk mund të veprojmë me procedurën e arrestimit. Ne si prokurori Shqiptare, i jemi drejtuar me një kërkesë prokurorisë Spanjolle që të transferojë procedimin penal të regjistruar aty, dhe çështja ndaj Janinës të ndiqet në Shqipëri, por Spanjollët kanë refuzuar. Me sa duket prokurorët atje, kërkojnë ta monitorojnë vetë këtë hetim, për shkak të pjesëmarrjes së shumë personave të kombësive të ndryshme në tarfikun e heroinën…”-thanë burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Pavarësisht refuzimit të transferimit të procedimit penal në Shqipëri, autoritet Spanjolle u kanë kërkuar ndihmë policisë dhe prokurorisë Shqiptare që të identifikojnë pasuritë e biznesmenit Nikolin Janina. Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni.

Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj 13 pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina.

Por pavarësisht këtij konstatimi, ai nuk ka mundur të fshehë pjesën më madhe dhe më me vlerë të pasurive që administron.

Në datën 12 korrik 2017, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të sekuestrojë 13 pasuritë e Janinës, duke urdhëruar që ato tashmë të administrohen dhe përdoren nga Agjensia e Administrit të Pasurive të Paluajtshme pranë Ministrisë së Financave.

Dy muaj pas këtij vendimi, oficerët e policisë kryen ekzekutimin e këtij vendimi në hipotekë dhe në terren. Nuk dihet me saktësi se cilat kanë qenë arsyer se pse vendimi i gjykatës ka “fjetur” për dy muaj në sirtarët e policisë së Tiranës, por me sa duket shtrirja gjeografike e pasurive, mund të ketë dashur relativisht një kohë më të gjatë për lokalizimin e tyre në teren.

Pasuritë e sekuestruara nga prokuroria

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërish në të njëjtin vend blerë me 400.000  lekë.

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë  blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Pasuritë në Tiranë

Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro

Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro

Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro

Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro

Apartament në Tiranë  me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)

Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.

Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.

Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka

Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka

Apartament me sipërfaqe 110.1 m2  blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Pasuria në Kavajë

Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Pasuritë në Vlorë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë

Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë

Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë

Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë  blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë

Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.