LAJMI I FUNDIT

Ikona e futbollit Franceso Totti në ‘Air Albania”! Fansat i turren legjendës së futbollit për foto, truprojat vigjilentë

21:32 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Prezent sot në “Air Albania”, është dhe legjenda e futbollit italian dhe e skuadrës së Romës, Francesko Toti.




Tifogrupet respektive po dhurojnë spektakël me koret e tyre dhe banderolat që mbajnë në duar, ndërsa tribunës VIP tashmë po i bashkohen emrat legjendarë të futbollit evropian.

Një ndër ta, i shumëpritur nga tifozët e zjarrtë të Romës në Shqipëri është edhe Françesko Toti. Ish-kapiteni verdhëkuq është parë duke u ulur në vendin e tij, ndërsa disa të rinj përpiqen t’i “rrëmbejnë” një fotografi, ndërkohë që trupërojat kanë nxituar ta rrethojnë për të evidentuar çdo rrezik të mundshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.