Kryesore

‘Mur’ përgjatë “Dëshmorëve të Kombit”! Roma-Feyenoord, Garda në mbrojtje të institucioneve të rëndësisë së veçantë

18:06 - 25.05.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Furgonët e Policisë së Shtetit janë stacionuar në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit, në afërsi të Pallatit të Kongreseve, duke bllokuar rrugën për në “Sheshin Italia” në zonën e liqenit artificial, ku janë stacionuar tifozët e ekipit të Romës.




Këto masa janë marrë në kuadër të planit për mbarvajtjen e finales së Conference League që pritet të lughet mbrëmjen e kësaj të mërkure mes Feynoordit dhe Romës në “Air Albania”.

Ndërkohë, për të shmangur një përplasje të mundshme mes dy tifozërive, furgonët e policisë janë bërë barrikadë në rrugën që lidh ultrasit e dy ekipeve.

Kurse Garda e Republikës ka marrë nën mbrojtje të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë, për t’iu parapritë çdo situate gjatë finales së Ligës së Konferencës. Sipas raportimeve, Garda do të pozicionohet në të gjitha institucionet që ndodhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Rreth 3000 efekektivë të Policisë së Shtetit në terren

Pak orë nga nisja e finales së madhë të Conference League mes Romës dhe Feyenoord dhe frika për trazira shtohet me shtimin e tifozëve në kryeqytet.

Ashtu siç ka lajmëruar më parë, Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij eventi kaq madhështor, teksa në terren do të jenë 2500 efektivë policie si asnjëherë më parë.

Ato janë të vendosur në porte, aeroporta dhe në zona të nxehta të Tiranës dhe shpresohet që ngjarjet e ditës së djeshme nuk do të përsëriten ditën e sotme.

Kujtojmë që ky numër kaq i lartë të efektivë që janë në terren kanë ardhur edhe nga rrethet si Elbasani e  Vlora.

Numri më i madh e efektivë ndonjëherë nëpër protësta apo evente në shqipëri nuk i ka kaluar 2000.

Përplasjet midis tifozerive, policia kthen në Itali rreth 80 huliganë

Dita e djeshme dhe deri në orët e vona të natës nuk ka qenë e qetë për kryeqytetin, pasi tifozeritë e Feyenoord dhe më shumë ata të Romës kanë krijuar mjaft trazira. Për 80 huliganë italianë, eksperienca në Shqipëri ka zgjatur më pak nga ç’mund ta kishin imagjinuar, pasi policia i ka kthyer mbrapsht në Itali.

Ata janë shoqëruar në portin e Durrësit rreth orës  2 të mëngjesit të sotëm dhe janë nisur 6 orë me vonesë dhe sipas burimeve edhe gjatë pritjes ata kanë krijuar probleme.

Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Skuqet” qendra, tifozët holandezë çajnë shqiptarin me shishe xhami

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të martës në kryeqytet, ku një qytetar shqiptar është përfshirë në një përplasje fizikë me një tifoz të Feyenoordit. Si pasojë e përleshjes, qytetarët kanë pësuar edhe lëndime, pasi kanë sulmuar njëri-tjetrin me shishe qelqi dhe janë dëmtuar.

Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqiptare, dukeshin njolla gjaku në trotuar, ndërsa në vendngjarje  kanë mbërritur disa efektivë të Policisë së Shtetit. Njëri nga qytetarët është shtrirë në tokë, për shkak të plagëve të marra.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.