LAJMI I FUNDIT

“Murinjo na ka motivuar prej ditësh”, Kumbulla para finales: Është ëndrra ime të ngre trofe këtu në Tiranë

20:46 - 25.05.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Roma dhe Fejnordi janë gati të ndeshen me njëra-tjetrën në finalen e madhe të Ligës së Konferencës. Përpara fillimit të takimit, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, direkt nga fusha e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.




“Jam shumë krenar, është ëndrra ime që të ngre një trofe këtu në Tiranë. Ne do ta menaxhojmë mirë. Ne mund t’i lëndojmë ata. Murinjo na ka motivuar këto ditë, mezi po presim që të hymë në fushë. Është vërtet e çuditshme dhe e bukur në të njëjtën kohë”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.

Kumbulla do ta nisë nga stoli këtë takim, me Murinjon që ka preferuar mos ta startojë si titullar mbrojtësin e Kombëtares.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.