LAJMI I FUNDIT

“Kërkuam të fitonim, patëm raste!”, Vrioni: Duhet të jemi më agresivë kur sulmojmë portën!

20:12 - 13.06.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhakomo Vrioni u aktivizua titullar në barazimin 0-0 që Shqipëria regjistroi në miqësoren ndaj Estonisë në “Air Albania”. Sulmuesi i cili u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit në elitën e futbollit austriake, foli pas duelit të sotëm, ku në mikrofonin e “Supersport” u shpreh:




“Kërkuam të fitonim këtë ndeshje, patëm raste. Në pjesën e parë unë me kokë. Duhet të pushojmë të mbledhim forcat dhe të bëhemi gati për ndeshjet e shtatorit. Unë besoj shumë të ky grupi. Do të kërkojmë maksimumin e pikëve në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Me Izraelin në minutat e fundit u bënë 3 sulmuesë. Ne në stërvitje punuam të gjithë së bashku për të kërkuar golin. Ne sulmuesët do të kërkojmë të shënojmë që Shqipëria dhe tifozët të fitojnë.

Mesfushorët na kërkojnë, duhet të jemi më agresivë kur sulmojnë portën. Duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë gola, kjo është ajo që trajneri na kërkon”, u shpreh Vrioni./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.