![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Sot, në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të tretë të sezonit 2022/2023 të Champions-it. Skuadra e vetme shqiptare në këtë kompeticion europian, Shkupi në rast se kalon pengesën Dinamo Zagreb në turin e dytë do të mund të përballet me fituesin e çiftit Ludogorets-Shamrok Rovers.
Më tej në minigrupin 1 ka mund të ketë duele interesante, ku fituesi i çiftit mes Makabi Haifës do të ndeshet ndaj Apollon Limasolit. Karabagu ose Zyrihu do të sfidojnë një mes Ferencvaroshit ose Slovan Bratislavës.
Crvena Zvezda do të presë në turin e tretë fituesin e Pjunik-Dudelanzh. Më tej ka një duel interesant ku Monako do të masë forcat ndaj PSV-së. Dinamo Kiev ose Fenerbahçe do të duelojnë ndaj Shturm Grazit.
Skuadra belge e Union Sant-Xhiles do të ketë përballë skocezët e Rejnxhërsit. Ndërsa Benfika do të presë fituesen e Midytlandit ose AEK Larnakës.
NDESHJET E TURIT TË TRETË:
Makabi Haifa-Olimpiakos / Apollon Limasol
Karabag-Zyrih / Ferencvarosh-Slovan Bratislava
Ludogorets-Shamrok Rovers / Dinamo Zagreb-Shkupi
Maribor-Sherif / Helsinki-Viktoria Plzen
Linfild- Bodo-Glimt / Zalgiris-Malmo
Crvena Zvezda / Pjunik-Dudelanzh
Monako – PSV
Dinamo Kiev-Fenerbahçe / Shturm Graz
Union Sant-Xhiles – Rejnxhërs
Benfika / Midityland-Larnaka