![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier, janë vënë në prangat e policisë dhe pritet që ditën e nesërme të dalin para trupës gjykuese për t’u njohur me masën e sigurisë.
Të dy këta persona akuzohen se kanë vjedhur në total rreth 700 mijë euro nga disa banesa, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.
Në bashkëpunim me djalin e saj, Rozeta vidhte banesat duke shfrytëzuar momentin kur pronarët nuk ndodheshin aty, përmes çelësit që kishte kopjuar, teksa 23-vjeçari e priste jashtë shtëpive me makinë.
BalkanWeb raporton se i biri i pastrueses reklamonte në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, duke treguar para kesh, makina, varëse floriri e rroba të shtrenjta, por në rrethin e tij miqësor ai shprehej se makinat i kishte marrë me qira.
Ndërkohë sipas njoftimit të policisë, dy nga 3 makinat e tyre, rezultojnë se janë të blera nga paratë e vjedhura në këto banesa, në një hark kohorë prej rreth 4 vitesh.
Ndërkohë banesa e fundit e grabitur nga nënë e bir i përket ish-zyrtares së lartë në kryeministri, Alda Klosi, të cilës i janë marrë para dhe sende me vlerë që kapin shifrën prej 120 mijë eurove. Banesa të cilën Klosi e kishte marrë me qira, është grabitur në muajin dhjetor, kur kjo e fundit ndodhej në Amerikë.