![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Autoritetet në Portin e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë një shtetas kosovar i cili tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente false ditën e sotme.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi i arrestuar është 19-vjeçari me iniciale E. H., banues në Kosovë.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Port Durrës/Kontrolle të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Arrestohet në flagrancë një shtetas kosovar, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë, me dokumente false.
Shërbimet e PKK Port Durrës, në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme me pajisje dedektuese bashkëkohore ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë në port.
-Si rezultat, në dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.