![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Nëna e Lear Kurtit shprehet se djali i saj, i cili ndërroi jetë në mënyrë misterioze disa muaj më parë, nuk ka probleme shëndetësore.
Në një prononcim për Neës24, Fatmira Mustafaj u shpreh mes lotësh se i biri ndërroi jetë si pasojë e dhunës.
Nëna thotë se e ka humbur shpresën tek drejtësia dhe është zhgënjyer nga shteti.
“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali i m ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjeshtë nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.