![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Dyshohet se ka humbur jetën, ish-futbollisti i Premier Ligës shpallet i zhdukur pas tërmetit në Turqi
Turqia vazhdon të kalojë orë tmerri pas tërmetit të frikshëm në orët e para të mëngjesit, me magnitudë 7.8 ballë, i cili ka sjellë me mijëra humbje jete. Gjithashtu janë dhe shumë persona të cilët raportohen të zhdukur, kërkimet për të cilët vazhdojnë ende.
Njëri prej tyre është dhe ish-futbollisti i Evertonit, Njukasëll dhe Çelsit, Kristian Atsu, i cili tashmë është lojtar i Hatajasporit.
Siç raportojnë mediat turke, gjasat që ai të ketë mbijetuar janë vërtet të vogla, teksa gjithashtu të humbur janë shpallur dhe drejtori sportiv i Hatajasporit, Onur Ergyn dhe portieri i Jeni Malatjaspor, Ahmet Tyrkaslan./panoramasport
Shfaq Komentet (0)