LAJMI I FUNDIT

Habit gjinekologu i njohur: Nëse do isha president, grave që kanë burra shqiptarë, do i jepja nga një rrogë tjetër

11:02 - 15.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjinekologu Shkëlqim Balili ka bërë një deklaratë habitshme, kur tha se nëse ai do të ishte President i vendit,  të gjitha grave që kanë burra shqiptarë do i jepte nga një rrogë tjetër.




Në një intervistë në Euronews, ai tha se këtë deklaratë e ka bërë pasi sipas tij populli shqiptar nuk e kanë arritur qytetërimin dhe se për të parë këtë mjafton që t’i gërvishtësh dikujt makinën.

“Këtu djemtë janë më të butë, kanë filluar të qytetërohen. Por unë kam thënë para disa ditësh që nëse do isha President, të parën gjë do i thosha popullit faleminderit që më zgjodhët, por kam një dëshirë; të gjitha grave në Shqipëri që kanë burra shqiptarë duhet t’u japim nga një rrogë tjetër.

Sepse burri, nëse shikojmë se ku ka arritur qytetërimi në Shqipëri, fërkoji pak makinën njërit dhe o do vdesësh në vend, po pati pistoletë, o do të thotë merr çelësat dhe makinë n e dua për një javë. Ne kemi ardhur nga një shoqëri që nuk e ka kaluar qytetërimin”, -tha gjinekologu Shkëlqim Balili për Euronews Albania.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.