![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternime e herëpashershme të vranësirave kalimtare. Nuk priten reshje në shumicën e qarqeve si dhe lokale të dobëta në veri të vendit. Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek dhe valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- në bregdet: 9 / 18 °C
- në vendet e ulëta: 7 / 20 °C
- në vendet malore: 3 / 17 °C
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2023/03/336902698_1278781919659813_4627663694834599196_n.jpg)
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2023/03/336901368_2235731669966847_4321803447115520608_n.jpg)
Shfaq Komentet (0)