BLUETOOTH

“E gjeta bashkë me suxhukun në frigorifer”/ Nita tha se nuk do të lidhej kurrë me të, shpërthen Bledi Mane: Mosmirënjohëse amatore

11:33 - 23.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Nita Latifi në një intervistë për “Prive” deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me Bledi Manen, me të cilin shkëmbeu edhe një puthje në buzë gjatë një loje në BBV.




Pas deklaratës së saj, ka reaguar edhe gazetari Bledi Mane, ku në një postim në Instagram e quan këngëtaren “mosmirënjohëse amatore”

Teksa e quajti atë mosmirënjohëse amatore, ai tha që Nita e tregoi veten shumë shpejt.

“Ditën e dytë pasi hyra në Big Brother hapa frigoriferin dhe ç’të shoh? Aty brenda gjeta sunxhuk, djathë, avokado dhe Nitën. Këtë të fundit banorët e tjerë e kishin harruar te ngrirja ndaj e nxora, e mbajta afër, e orientova, e iluminova, e mësova të ecë vetë në jetë por si mosmirënjohëse amatore që është e tregoi veten shumë shpejt. Tani që edhe në Prishtinë ia pinë lëngun e kanë futur sërish në frigorifer. Lutu për Nitën”, shkroi ai.

Kujtojmë që Nita Latifi dhe Bledi Mane gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip” kanë pasur një afrimitet me njëri-tjetrin, por mesa duket marrëdhënia mes tyre është ftohur.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.