BLUETOOTH

“E dërguan në Paris”/ Luizi doli në krah të Ramës, Jul Deda: Njeri me dy standarde për mirënjohjen

14:01 - 24.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi fituesi i Big Brother VIP Luiz Ejllit u përfshi në politikë, ka sjellë reagime të shumta në publik, pasi ai në fillmet e garës në realiti show-n, deklaronte se ishte fans i Sali Berishës.




Aktori Julian Deda, i cili prej vitesh është pjesë e Partisë Demakratikë në Shqipëri ka reaguar edhe më herët ku nuk e ka simpatizuar këtë lëvizje të këngëtartit. I ftuar Së fundmi në TA, Juli u pyet:

Si e latë Luiz Ejllin të ikë nga gjiri i partisë demokratike?

Julian Deda: Ne nuk mbajmë njeri me zor, e para. Ai e quajtur mirënjohje, unë e quaj ‘me dy standarte’. Në qoftë se  ti i je mirënjohës atij që të ka bërë një nder tani në fund, duhet t’i jesh mirënjohës të gjithë personave në jetën tënde që të kanë ndihmuar. Që të jesh i besueshëm duhet të thuash: I jam mirënjohës këtij, por i jam mirënjohës edhe disa personave të tjerë falë të cilëvë isha në pozicione shumë të larta në Paris.

Pra nëse ti je mirënjohës për një gjë shumë të vogël, por nuk je mirënjohës për gjëra shumë më të mëdha se kjo atëherë unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me dopio standart në mënyrën se si ti e percepton mirënjohjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.