BLUETOOTH

Mbrëmje magjike për Myrto Uzunin pas ngjitjes në La Liga, ylli shqiptar propozon për martesë partneren në mesin e fushës (Video)

09:09 - 28.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin.




Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.

“Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.