BLUETOOTH

Pasi shkëlqeu me performancën e saj në “Notre dame de Paris”, Lediani publikon foton e ëmbël me Elhaida Danin

10:38 - 30.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Elhaida Dani ka performuar mbrëmjen e 28 majit rolin e Esmeraldës, tek ‘Notre dame de Paris’ muzikali francez që u shfaq në skenën e stadiumit  “Air Albania”, nga trupa ndërkombëtare.




E pas mbarimit të muzikalit francez, artisten e ka pritur në prapaskenë mbështetja e tij më e madhe, i cili është partneri i saj Lediani.  Balerini zgjodhi ta tregojë sesa krenar është për Elhaidën nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka publikuar foton romantike duke u puthur.

“Me Esmeraldën”- shkruan ai.

Kujtojmë se dyshja e nisën romancën e tyre gjatë spektaklit “Dancing With the Stars”, ku ata ishin një nga çiftet konkurrente.

Pasi u shfaqën bashkë me pushime dhe më pas qëndruan në Itali për disa javë, aty ku këngëtarja jeton, çifti më pas nuk u panë më nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

E kjo gjë bëri që në rrjet të aludohej për një krizë në marrëdhënien e tyre. Madje disa ditë më parë këngëtarja u pyet gjatë një interviste nëse është takuar me Ledianin dhe ajo u përgjigj se për shkak të angazhimeve të shumta që ka pasur kohëve të fundit ata nuk kanë mundur të qëndrojnë shumë bashkë.

Por të gjitha spekulimet u hodhën poshtë që pas mbrëmjes së muzikalit dhe çifti duket se po e shijojnë romancën e tyre në dhe duken më të lumtur se kurrë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.