BLUETOOTH

VIDEO/ U lidhën brenda “Big Brother VIP”, Kristi dhe Keisi shfaqen bashkë

09:31 - 01.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Krist Aliaj dhe Keisi Medini, nisën një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, e cila nuk zgjati shumë gjatë.




Gjatë qëndrimit në shtëpi, këngëtarja kërkoi që të përfundonte romancën që kishte nisur me Kristin pasi dëshironte të fokusohej më shumë në lojën e saj. Mirëpo pas daljes nga shtëpia, kur ajo u pyet nëse do ta vazhdonte jashtë atë që la përgjysmë në BBV me Kristin, Keisi u përgjigj duke thënë se pasi të mbarojë spektakli do të jetë në pritje të një mesazhi nga ai, pra modelja dukej se e kishte menduar dhe njëherë rikthimin me finalistin.

Mirëpo nuk mendohej e njëjta gjë nga Kristi. Gjatë një interviste, ish-banori tregoi se për sa kohë ishte në atë marrëdhënie, ai ndihej mirë dhe se të dyja palët ishin në një njohje por më pas dolën në përfundimin që nuk ishin të përshtatshëm për njëri tjetrin.

“Me Keisin ishte njohje, kuptuan që jemi dy njerëz që në situata të vështira dhe një mbyllje të tillë kishim nevojë për zonën komfort. Ke nevojë momente të mira e autentike, dashuria është gjithmonë nnevojë, desha një gjë autentike dhe tek Keisi një moment pashë që mund të ma jepte atë gjë, kuptoheshim shumë mirë në atë periudhë. U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë e u vështirë sa shumë puna, duhet të lozësh me prioritete pastaj e duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne”– u shpreh ai

.

Sakaq, ai zbuloi gjithashtu se pas përfundimit të spektaklit mes tij dhe këngëtares nuk ka pasur asnjë komunikim apo të kenë shkëmbyer mesazhe me njëri-tjetrin por vetëm janë takuar në festat që u organizuan pas natës finale dhe janë përshëndetur “si dy njerëz” normalë.

Mirëpo së fundmi dyshja janë shfaqur nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata ishin të ftuar gjatë një eventi, gjë që ka bërë që dy ish-banorët të gjenden në një tavolinë ku sigurisht nuk ka munguar dhe komunikimi mes tyre.

E këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Ronaldo Sharka i cili ka publikuar në InstaStory i cili ishte i pranishëm në event.

“U kry dhe kjo punë”-shkruan moderatori krahas videos.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.