![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Herri Kejn është bërë zyrtarisht një futbollist i Bajernit të Mynihut. Sulmuesi anglez humbi rastin e artë për të fituar trofeun e tij të parë në karrierë, pas disfatës që kampionët e Gjermanisë morën kundër Lajpcig në Superkupën e Gjermanisë.
Gjithsesi sulmuesi anglez nuk duket aspak i demoralizuar dhe këtë e tregoi në prezantimin e tij.
“Gjithmonë kam dashur që të sfidoj veten në nivelet më të larta. Dua të luaj në Ligën e Kampionëve dhe të konkurroj çdo vit për tituj. Ja përse erdha te Bajerni, është një nga klubet më të mëdha në botë, i cili më jep mua mundësinë që ta arrij”, u shpreh Kejn gjatë prezantimit të tij për mediat.
PANORAMASPORT.AL
Shfaq Komentet (0)