![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kavajë. Një automjet i drejtuar nga një grua ka përplasur një motor. Për pasojë drejtuesi i motorit ka humbur jetën.
Njoftimi:
“Në aksin rrugor Qerret – Mali i Robit, një automjet me drejtuese shtetasen I. G., është përplasur me një ciklomotor me drejtues shtetasin F. D, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesja e automjetit shtetasja I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit” – thuhet në njoftimin e policisë.
Shfaq Komentet (0)