Kryesore

“Njëri majë pallatit, tjetri në delir!”- Ironizon Elisa Spiropali: Gjuha e dy baballarëve tuaj ka dalë nga binarët

10:54 - 18.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar deputetët e opizitës, duke u kërkuar të japin opinionet e tyre lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PL-së, Ilir Meta lidhur me SPAK.




“Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara”, u shpreh Spiropali, ndërsa i cilësoi si “dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli”.

“A keni një opinion për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston”, tha ajo.

Spiropali: A keni ndonjë opinion për baballarët në majë të thanës ku janë ngjitur. Njëri në majë të pallatit që bërtet kundër SPAK, tjetri në majën e delirit të madhështisë ku kafshon SPAK dhe kreun e SPAK nëpër ekrane e ku ti dalë përpara?

A keni një opinion për këto? Bëni prokurorin e gjyqtarin këtu? Për gjuhën e dalë fare nga binarët e mendjes të dy baballarëve tuaj në majë të thanës nuk e përmendni, dhe silleni këtu sikur nuk ekziston, të dy president të kësaj republike.

Të dy kryeministria të këtij vendi dhe bela të këtij populli, të cilin nuk mund të shpreheni dhe vini këtu për të bërë rrëmujë e të na thoni se çfarë opinion keni për ulërimat e tyre dhe helbete ata nuk janë kokdële por dy baballarët e opiztës tuaj, në emër të të cilëve vini këtu dhe na drejtoni gishtin për drejtësinë, ju që jeni të zhytur kokë e këmbë brenda me dy gishta jashtë.Ju gënjen mendja s emund të hani thana në pemët e tyre dhe ti vilni votat në koshin e popullit, ndaj vini këtu e flisni këtë gjuhë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.