Kryesore

Meta paralajmëron arrestime të tjera: “5D” s’ishte asgjë, do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”

14:38 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka paralajmëruar të tjera arrestime pas drejtorëve dhe zyrtarëve në Bashkinë e Tiranës për dosjen 5D.




Gjatë fjalës së tij, Meta  u shpreh se “5D” nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”.

Mes të tjerash, kreu i PL foli për Reformën në drejtësi, ku tha se vend funksionon drejtësia me regji ndërsa përmendi edhe dosjet pa fund që kanë ngelur pa u trajtuar nga gjykatat.

Ai theksoi se PL do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Nga drejtësi e plepave te Ramaforma, sa kohë duhet për të shqyrtuar një dosje? Është katërfishuar koha. Ku është efikasiteti he reagimi për t’i dhënë të drejtën qytetarit? 115 mijë dosje që nuk janë prekur me dorë. Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës.

Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Rama guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARDIT se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit.

Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në Aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.