Kryesore

“Drejtësia të bëjë punën e vet!”- Ambasadori i BE për votën e diasporës: Shpresoj që mazhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim

11:57 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, në çeljen e Javës Europiane, është shprehur se mbështetja ndaj drejtësisë është e palëkundur.




Silvio Gonzato tha se delegacioni i BE-së i jep përparësi të madhe sistemit të drejtësisë, teksa apeloi se ‘duhet ta lejojmë të bëjë punën e vet’.

“Raporti me drejtësinë. Delegacioni i BE pak javë më parë ka dënuar sulmet ndaj drejtësisë që vinin ndaj ish presidentit në adresë të SPAK. Nuk ka standarde të dyfishta sepse mbështetja ndaj sistemit të drejtësisë është e palëkundur. Mesazhi është i njëjtë dhe i përhershëm. I japim përparësi të madhe sistemit të drejtësisë dhe duhet ta lejojmë të bëjë punën e vetë.

Sa i takon votës së diasporës, Gonazto tha: BE nuk ka një standard të caktuar s ai përket të drejtës zgjedhore, Qëndrimi ynë ka qenë konsistent, që parlamenti i Shqipërisë të shohë rekomandimet e OSBE dhe të ndjekë punën përkatëse në një mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse. Shpresoj që mazhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim. Ka dhe disa vendime të GJK që duhet të trajtohen. Nuk varet nga unë e drejta e diasporës për të votuar, por është e rëndësishme që partitë politike të arrijnë mirëkuptimin”, tha Gonzato.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.