Kryesore

“Asnjë të mos mungojë!”- Kryeministri Rama mbledh të martën grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat

19:10 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë ditën e martë (7 maj) grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat.




Sipas raportimeve nga News24, mësohet se kryeministri ka kërkuar që asnjë të mos mungojë në mbledhje, pasi konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë, por edhe për zhvillimet e politikës ne tërësi.

Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i qeverisë zhvilloi në selinë rozë edhe një takim me drejtuesit e qarqeve në vend, ku fokusi i takimit ka qenë gjithashtu rienergjizimin e kësaj force politike në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

Gjatë mbledhjes, të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar tek kreu i PS gjithë organizimin e punës në terren në funksion të rienergjizimit të partisë, proces ky PS ka vendosur fokus të veçantë.

Pas procesit të Zgjedhjeve më 10-11 maj Rama pritet të nisë një turne disa kryeqytete të Evropës ku do të takohet me degët e PS në këto vende. Pritet që në këto takime Rama të tregojë qasjen që PS ka për votën e diasporës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.