LAJMI I FUNDIT

Muhamet Malo, humanisti që jeta i hyjnizoi, pavdekësi…

13:16 - 13.05.24 NGA FERDINAND SAMARXHI
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

NGA FERDINAND SAMARXHI *NDER I KOMBIT/ 




NË VEND TË PROLOGUT…

Në ekzistencën e dhimbjes dhe pamundësisë së jetës, Muhamet Malo çeli dritë shprese dhe mëkoi në konturet pa mbarim të kohëve dashurinë hyjnore për jetën, humanizmin, njerëzit.

MUHAMET MALO – JETË NË DRITË DHE PËRKUSHTIM, LINDJE PËRVJETORI E NDRITUR…

Gjithë jetën Muhamet Malo sfidoi dhimbjen njerëzore, ushqeu dashuri e humanizëm të lartë njerëzor! Jeta për Muhamet Malon ishte koncept filozofik i ekzistencës hyjnore në tokë. Njeriu, si krijesë e lindur në këtë hapësirë udhëton, thoshte ai, drejt një bote të pa fundme, të panjohur hyjnore, në hapësirë, në kohë, pa mbarim. Në këtë udhëtim drejt të së panjohurës, njeriu me botëkuptimin dhe konceptin e tij fisnik njerëzor, përkufizon qenien e ekzistencës së tij me vlera të pranisë së jetës së tij.

Muhamet Malo: Jeta përskushtim, dashuri,humanizëm…

Sado që jeta, kushtet dhe pamundësitë të jenë ekzigjente, njeriu me botëkuptimin e tij, sfidon realitetin duke mbizotëruar vlera për veten dhe shoqërinë ku jeton, duke konfirmuar dhe portretizuar konfiguracionin e tij. Kushdo që njohu Muhamet Malon, parafytyrimi i tij, skalit skenografinë vizive të një burri të madh, fisnik, babaxhan, aristokrat, me shpirt e zemër të madhe! Humanizmi i lartë njerëzor, dhimbja, vuajtja, përjetimi i tij për të tjerët, e portretizoi Muhamet Malon si të pavdekshëm dhe e ktheu atë gati hyjnor.

Zoti na ka krijuar për të jetuar, ndarë dhimbje dhe dhuruar dashuri për njëri tjetrin, për të gjithë njerëzit. Këtë postulat të Nënë Terezës, Muhamet Malo jo vetëm e përjetonte, por kërkonte ta ndjenin e ta përjetonin të gjithë. Siç duam për vete, duhet të ndjejmë dhe të ndajmë dhimbjen për ata që janë në vuajtje, në trishtim, t’u gjendemi njerëzve në nevojë. Duhet të pranojmë se sot në botë miku im, më thoshte shpesh Muhamet Malo, ka njerëz që vuajnë, ka njerëz që s’ndjejnë në buzët e tyre gëzim, veç vuajte.

Muhamet Malo mes titullarëve të komuniteteve fetare të Shqipërisë dhe personaliteteve të vendit: Të gjithë shqiptarët njerëz të Zotit…

Ka njerëz që nuk sigurojnë dot ushqimin e përditshëm, bukën e gojës. Kjo është vuajte. Dhe këta, thoshte ai, thërrasin Zotin. Kjo ishte vuajtje dhe për vetë Muhamet Malon, kjo e ligështonte shumë dhe e bënte të ndjehej keq sa herë që dëgjonte dhe mësonte për njerëz në vuajtje, sa herë i dilnin para njerëz të tillë, që i takonte e i njihte. Shpirti i tyre në vuajtje është i pastër, më i pastër dhe i dhembshur se te tjerët që kanë e s’ndjejnë dhimbje.

Sh.T.Z Bujar Nishani, Presidenti i Shqipërisë i dorëzon urdhërin e lartë “NDER I KOMBIT” humanistit Muhamet Malo.

Tregimi i Nënë Terezës për gruan e varfër që i dhuroi disa duar oriz dhe gruaja e varfër që kishte vafte pa ngrënë me 8 fëmijët e saj, fshehurazi Nene Terezës e ndau orizin me gruan fqinje që dhe ajo s’kishte ngrënë disa vakte me fëmijët e sajë, e kishte prekur shumë, siç kishte prekur dhe Nënë Terezën kur mësoi atë gjest të madh human qe kapërcente kufijtë e njerëzores.

Akte të tilla thoshte Muhamet Malo ynë, të bëjnë të jetosh në Zot, me Zotin dhe për Zotin, Biblën, Kuranin dhe të gjithë librat e tjerë të shenjtë. Këtë dhimbje dhe dashuri të pa treguar, të gruas së varfër, ma përmendte disa herë kur pinim kafe dhe bisedonim bashkë si miq që njiheshim prej kohësh dhe kishte ëndje të zhvillonte gjithnjë biseda me mua si gazetar që flisja për Zotin në ekran për të gjitha besimet dhe kënaqej kur ndiqte programet e mia që flisja me dashuri për të gjitha besimet e Zotit njëlloj.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, emërton rrugë me emrin humanistit Muhamet Malos “NDER I KOMBIT”. Znj. Miranda Malo, bashkëshortja, merr simbolin e rrugës së emërtuar në kryeqytet.

Ja ç’është dhimbja, vuajtja, njeriu që e ndjen mundimin te të tjerët, njëlloj si do ta ndjente për veten e tij. Këta, thoshte ai, janë njerëz të Zotit, edhe pse janë të varfër. Këta ta bëjnë shpirtin mal, ta bëjnë shpirtin të madh, që kurrë të mos të të dhimbset asgjë për atë që vuan. Bota, shpirti i tyre ishte për Muhamet Malon dashuri e përkushtim…

Sa e madhe ishte radha e njerëzve që e prisnin çdo ditë, çdo mëngjes atë për të marrë “mëditjen e mëshirës let dhe dhimbjet dhe vuajtjet e tyre i quante si të tijat?

Kush trokiti tek Muhamet Malo e s’gjeti ndihmë të pa kursyer? Sa e sa njerëzve iu gjend Muhamet Malo, ashtu si Nënë Tereza, atyre qe s’u buzëqeshi fati, jeta, atyre që i sëmbonte sëmundja, që i sfidonte varfëria, atyre që buza iu tha për një gëzim? Sa njerëz gëzuan lumturi kur të pamundurat për jetën e tyre, shëndetin e jetës jua ktheu njeriu babaxhan i Zotit Muhamet Malo?

Sa njerëz u lumturuan kur s’kishin ku të fusnin kokën nën një strehë, shtëpi, kur njeriu i Zotit mendonte për ta, siç mendonte të strehonte njerëzit e tij? Dhe vargu i njerëzve që i u drejtuan njeriut të Zotit, humanistit bamirës Muhamet Malo është pa mbarim, siç ishte shpirti i tij i madh, i pasur, i vuajtur për të tjerët, pa mbarim, kur ndihmonte për atë çka bënte me zemër dhe me shpirt, si njeri i madh që Zoti, jeta e kishte bërë të tillë, me zemër të madhe.

Ndihma njerëzore që Muhamet Malo jepte për të vobektit tregon për shpirtin dhe zemrën e madhe që ai kishte dhe ishte udhërrëfyes se si njerëzit në gjendje më të mirë ekonomike duhet të sillen ndaj të tjerëve. Ky ishte njeriu që, ndoshta kur të tjerët flinin të qetë, Muhamet Malo u ofronte ndihmë njerëzve në vuajtje, të varfërve, njerëzve të lënë mënjanë kësaj bote, siç bënte dhe Nënë Tereza. Ky ishte Muhamet Malo, njeriu i Zotit, që kuptoi se varfëria, është e tmerrshme, e rëndë, është më e dhimbshme se çdo gjë.

Mes miqsh dhe personalitetesh…

Ashtu siç iu dhemb trupi dhe shpirti i atyre që flenë pa ngrënë, ashtu i dhimbte trupi dhe shpirti, Muhamet Malos si njeri që besonte në Zot, si besimtar që lutej, falej dhe adhuronte Zotin dhe faltoret e tij.

Kurrë nuk mund të ndjehej i qetë Muhamet Malo që besonte dhe adhuronte shtëpitë e Zotit, kur ndjehej nevoja për ndërtimin e tyre. Për sa e sa faltore ndihmoi dhe kontribuoi Muhamet Malo, kur ndjehej nevoja për ndërtimin e tyre. Dhe jo vetëm të besimit të tij.

Kur po ndërtohej Odeoni i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Muhamet Malo u ndje shumë keq kur mësoi nga unë se punimet për ndërtimin e saj qenë ndërprerë për mungesë fondesh. Ndërsa unë transmetoja direkt festën e Abaz Aliut nga Mali i shenjtë i Tomorrit në RTSH, Muhamet Malon, mikun tim, s’e kishte zënë vendi nga meraku dhe kishte shkuar për ta vizituar e parë në vend ndërtimin e saj.

Kishte parë mrekullinë e Tempullit, ishte inspiruar me hyjnizimin e kësaj shtëpie të madhe të shenjtë të Zotit, që Kryegjyshi Botëror Baba Mondi, kishte ndërtuar dhe po e çonte drejt përfundimit, ofroi një ndihmë të madhe prej 12 milionë lekësh për mbarimin e saj. Nuk do të harroj e nuk do të më hiqej nga mendja kurrë, jo vetëm për ndihmën që ofroi njeriu i Zotit për shtëpinë e Zotit, por për faktin se dha një shembull të shkëlqyer edhe për një biznesmen që ishte aty dhe që i tërhoqi vëmendjen se mbase po nxitohej që po ofronte kaq shumë. Humanizmi i lartë njerëzor ishte përcjellë tek e gjithë familja, që jo vetëm e vlerësuan, por e quajtën si një nga kontributet e tij më domethënës, më të shenjtë.

Muhamet Malo, Edi Rama kryetari i bashkisë Tiranë, Bamir Topi presidenti i Shqipërisë dhe ambasadori grek Dimitris Iliopulos gjatë përurimit të “Dajti Ekspres”: Plane dhe perspektiva të reja…

Te Muhamet Malo, si njeri që besonte në Zot, në librat e shenjtë, që i kishte të shkruara në zemër, përjetonte ajetin kuranor që thotë: “Tek pasuria jote është edhe pasuria e të varfrit”. I ishte ngulitur thellë në mendje dhe shpirt dhe i ishte bërë botëkuptim, vizion dhe udhërrëfyes në rrugën e tij të jetës, të besimit. Mendo për të varfrin, harxho nga pasuria jote kur ata kanë nevojë, siç mendon Zoti për jetën tënde. Ashtu siç thirri Hyu Nënë Terezën: “Eja, eja më bart në kasollen e të varfërve, eja, eja, bëhu dritë dhe shpresë për ta”. Zoti thirri Muhamet Malon, si dritë dhe shpresë për të munduarit e kësaj jete, për t’ia larguar sado pak dhimbjen dhe trishtimin e tyre.

Një zemër që vuan ka sy dhe sheh çdo gjë. Zemra pa Zot është zemër pa dashuri, pa shpirt. Kur ti mendon për ta, ke Zotin brenda, ke Zotin pranë, ti ke atë që të sheh me mirë se kushdo. Thellësia shpirtërore e thirrjes në dhimbje kishte legjitimuar jetën e Muhamet Malon tashmë si një humanist, si një dritë që shndriti me shpirtin e tij të madh, të lartë, fisnik, bujar, njerëzor, gati hyjnor, që çan si kalorës i E’hlibetit hyjnor, do të shndrisë në kohëra dhe do të ftojë të gjithë njerëzit në rugën e Zotit: dashuri, humanizëm në përjetësim të shenjtë hyjnor. Të tillë njerëz që koha dhe Zoti i lindi, i vuri në sprovë të lartë para Zotit, sot përcjellin hyjnizim për brezat dhe kohët që do të vijnë. Ata gjithnjë do të shndrisin e mbeten të gjallë ë Panteonin e Artë të pavdekësisë së historisë dhe do të rrezatojnë gjithnjë, pa mbarim inkandeshente të shndritshme humanizmi të lartë njerëzor.

NDERIM JETE NË LAVDI

Muhamet Malon do të vlerësonte Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, si atdhetar, çka shprehte me përkushtimin e tij në zhvillimin e vendit, Shqipërisë, në të gjitha fushat. Muhamet Malo iu përkushtua medias dhe e nisi këtë aktivitet me kuraje e profesionalizëm, duke i dhënë vendit një ndihmë të madhe në ndërtimin e funksionimin e pushtetit të katërt, aq i domosdoshëm për demokracinë. Si një sportist, iu përkushtua sportit në përgjithësi dhe e mbështeti atë financiarisht dhe mediatikisht, sepse ai vetë kishte pasur një karrierë të gjatë sportive dhe ai pasion kishte ndërtuar brenda tij personalitetin e një njeriu të guximshëm, solidar dhe me shpirtin e lartë human.

Muhamet Malo u përfshi në fushën e biznesit dhe mbërriti në majat e tij falë një sipërmarrjeje të guximshme, vizionare dhe shumë transformuese për ekonominë e qytetit të Tiranës e për vendin. Është e qartë për të gjithë ne se shpirti i tij sipërmarrës shpeshherë tejkalonte edhe parashikimet më të guximshme. Kryeqyteti ynë shtoi në CV-në e tij një nga investimet më serioze e më të qëndrueshme dhe një nga m ë domethënëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në datën 24 Dhjetor 2014 Forumi “Imazhi Shqiptar ne Botë” dekoroi dr. Muhamet Malo me statujen e “Imazhit te Biznesit Shqiptar”
Kushdo që trokiti te Muhamet Malo, gjeti një zemër e një derë të hapur: kushdo që bisedoi, cilido qoftë ai, politikan apo akademik, historian apo artist, sportist apo gazetar, njeri në nevojë anonim apo krijues, takoi njeriun me zemër të bardhë.

Muhamet Malo kishte shpirt të madh që e shfaqte qoftë kur takonte një hierark të lartë fetar apo një të dërguar të lartë të Shtëpisë së Bardhë apo të OKB-së, apo edhe një njeri të thjeshtë.

Muhamet Malo ishte modest, pa mburrje dhe kjo sjellje e thjeshtë ia lartësoi emrin dhe personalitetin. Ai ishte punëtor dhe i pafjalë, i gjerë dhe human, tradicional dhe modern, i thjeshtë dhe vizionar, komunikues dhe i sakrificës, njeri i gjendur kudo dhe kurdoherë në shërbim të njerëzve në vështirësi, por edhe mbështetës i artit dhe kulturës e sidomos i sportit.

Me largimin e tij nga jeta komuniteti sportiv humbi modelin, mediat njeriun e guximshëm, sipërmarrja një nga personalitetet më të mëdha dhe korrekte dhe shoqëria një humanist të madh dhe një promotor të ndryshimeve të mëdha.

Në kohë të ndryshme, kombi dhe atdheu përballen me sfida të ndryshme dhe kanë nevojë për kontribute që lidhen me periudhën dhe situatën historike. Shoqëria shqiptare në atë kohë kishte nevojë për njerëz të guximshëm në fushën e investimeve dhe sipërmarrjes, kishte nevojë për media të lirë e të pavarur, zhvillimi ekonomik kishte nevojë për financime dhe mbështetje.

Muhamet Malo, si filantropi më organik dhe më i shquar, e meriton plotësisht vlerësimin që i kanë bërë të gjithë, duke trashëguar një pasuri të pashtershme, zemrën e tij të madhe! Për Muhamet Malon, Atdheu – Populli – Historia kombëtare ishin busulla dhe ideali, vlerat dhe kontributi, përkushtimi dhe amaneti që ia la familjarëve të tij, por me modeli që ai krijoi në jetën dhe punën e tij me përkushtim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.