Një furgon i Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë në një aksident ditën e sotmë në Lezhë, ku ka humbur jetën shoferi i mjetit.
Dyshohet se drejtuesi i furgonit, 50-vjeçari Ardjan Stafa nga Tirana, pësoi atak kardiak dhe automjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një grumbull shkurresh.
“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.
Sakaq, mësohet se pasagjerët shpëtuan pa lëndime.
Shfaq Komentet (0)