LAJMI I FUNDIT

Arrihet akordi, një tjetër sulmues shqiptar drejt kampionëve të Spartës së Pragës

08:35 - 28.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shqiptari i Kosovës, Ermal Krasniqi është vetëm një hap larg transferimit te Sparta e Pragës. Sulmuesi që është aktualisht pjesë e Rapidit të Bukureshtit pritet t’i bashkohet skuadrës kampione të Çekisë, ku aktivizohen edhe 2 futbollistët e tjerë shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.  




“Telegrafi” mëson se Sparta e Pragës po ofron dy milionë euro për kartonin e Krasniqit. Dy klubet janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje. Anësori 25-vjeçar ka kontratë me klubin rumun deri në vitin 2025, teksa vlera e tij aktuale sipas “Transfermarkt” shkon deri në 1.5 milion euro. 

Sezonin 2023/24, Krasniqi te Rapid Bukureshti e mbylli me gjashtë gola dhe pesë asistime – statistika këto të shkëlqyera, duke ditur se ai kompletoi transferimin në janar të këtij viti. 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.