AKTUALITET

“Do të të vras”- U m*sakrua me thikë nga burri, Edlira Shahu rrëfen momentet e tmerrit: Më goditi 3 herë me thikë në fyt dhe pastaj në fytyrë

12:52 - 03.06.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Tiranë, ku mbeti e masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj Edlira Shahu.




Nga spitali i Traumës, Edlira ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, momentet e tmerrit natën e ngjarjes më 23 maj, ku Jakup Shahu e ka goditur rreth 20 herë me thikë.

Gruaja rrëfeu se atë mbrëmje ishin shtrirë në krevat të qetë dhe në një moment Jakupi iu drejtua duke i thënë që “sonte s’ka shpëtim për ty, do të vdesësh”.

Edlira Shahu tregoi se i shoqi e goditi me grusht dhe me pas e tërhoqi për flokësh në kuzhinë ku e goditi 3 herë me thikë në fyt dhe më pas në kokë e fytyrë.

“Më ka dhunuar edhe herë të tjera. Atë natë ishim mirë, shkuam në shtëpi, darkuam dhe u shtrimë, ora ishte 10:30 të darkës. Nuk patëm debat së bashku, ishte i qetë, edhe në krevat mu luste ‘thoshte të vdesësh”. ‘Po pse të vdes çfarë të kam bërë, çfarë po të bëj’. Më gjuajti me grusht, nuk ishte i pirë.

Nuk mi kishte thënë herë tjetër, ishte shumë xheloz, më akuzonte për gjëra kot. Më kapi nga flokët më nxori nga dhoma më tha ‘sonte për ty nuk ka shpëtim, do të vras”. Bërtita, më kapi për flokësh dhe më çoi tek kuzhina, kishte thikë tek dora më godit tek fyti 3 herë, edhe në fytyrë kokë.

Vetëm më gjuante ‘di do të vdesësh, nuk do të jetosh më’. Më gjuante, kishte ca kohë që çdo ditë më gjuante”, tha ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.