Kryesore

“Nuk e vazhdojmë betejën për logo e karrige!” -Apeli i dha vulën e PD-së Sali Berishës, reagon Basha: Nuk e komentoj vendimin e gjykatës. Ja se çfarë tha ish-kryetari për krijimin e një force të re politike

17:08 - 11.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha, tashmë ish-kryetar i Partisë Demokratike me vendim të Gjykatës së Apelit ka reaguar për herë të parë pas largimit që iu bë nga forca politike.




Ai u shpreh se beteja e tij nuk lidhet me logon dhe “ngrohjen” e karriges, por me idealet e demokratëve.

Basha zgjodhi të mos e komentojë vendimin e Apelit, por u pyet për krijimin e një partie të re. Ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por u nënkuptua si pro për krijimin e saj.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

 

Kujtojmë se Basha ishte kryetari i cili publikoi programin e forcës politike që dikur drejtonte, duke premtuar zhvillimet si mëposhtë:

  1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES
    2 000 € për çdo bebe; 20 000 € për fëmijën e tretë; 30 000 çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë.
  2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË
    Drekë për nxënësit në gjithë shkollat 9-vjeçare dhe të mesme; Shkollë gjatë gjithë ditës, kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00.
  3. NEXTGEN
    Trajnim/ Praktike pune e paguar 1 vjeçare për 10 000 të rinj pas shkollës së mesme; 4 Kampuse për 25 000 të rinj për Teknologjinë e Informacionit dhe programimit.
  4. TAKSË E SHESHTË 9%
    Tatim fitimi 9% Profesionet e lira 9% Tatim për të ardhurat personale 9% Dividenti me taksën e sheshtë 9%
  5. REFORMA E PRONËS
    Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku është zënë; Lëshimi i obligacionit/ bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
  6. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
    Çdo vit do të akordohen 100 milionë € subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë; 50 milionë € në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë (Përfitues 150 mijë fermerë)
  7. RRITJE E PENSIONEVE
    Bonus periodik
    STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
    Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
  8. KRIJOHET XHANDARMËRIA KOMBËTARE
    5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion, ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. (Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç)
  9. GJYKATA E AUDITIT
    Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.
    NJËSIA E ZBULIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR
  10. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË
    Brenda mandatit të parë.

Fondet për mirëqenien e familjes, taksa e sheshtë prej 9% dhe udhëtimi pa viza drejt Amerikës ishin premtimet më të përfolura të ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.