BOTA

“Buzëqeshje mes emocionesh…” Pamjet që po bëjnë xhiron në internet. Shihni reagimin e Giorgia Meloni kur takon Emmanuel Macron (VIDEO)

19:25 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është bërë kryefjala e influencuesve të internetit pas pamjeve të takimit të saj me Presidentin Francez, Emmanuel Macron.




Meloni ishte duke përshëndetur personalitetet ndërkombëtare, si mikpritëse e samitit të G7 që po mbahet në Itali.

Edhe pse me një pamje formale, sapo Macron kalon para saj e dy zyrtarët shtrëngojnë duart, dukshëm Meloni ndryshon sjellje.

Kreu i shtetit italian pas këtij momenti shfaqet e buzëqeshur por plot emocione, gjë që influencuesit në internet e kanë lexuar këtë sjellje të saj si “ndjenjë dashurie”.

Por përpos këtyre çasteve, dy liderët u përplasën për çështjen e abortit.

Dje të enjten, presidenti francez Emmanuel Macron tha se “i vjen keq që fjala mungon në tekst” dhe shtoi se “ka ndjeshmëri të ndryshme”.

Kryeministrja italiane nga ana e saj u përgjigj menjëherë, duke nënvizuar se “nuk ka asnjë arsye për të shkuar në luftë për çështjet për të cilat është arritur një marrëveshje prej kohësh”.

“Më duket krejtësisht e gabuar, në kohë të vështira si këto, që disa të bëjnë fushatë duke përdorur një forum të vlefshëm si G7”, shtoi Meloni.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.