Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka ndarë pamje nga zjarri i madh në Shkodër i cili ka “përpirë” 25 njësi tregtare dhe janë evokuar banorët e zonës për shkak të rrezikshmërisë së lartë.
Balla ka ndarë këto pamje përmes një postimi në Facebook e shprehet se Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit.
Postimi
ShkodërShërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e një zjarri tepër të madh në lagjen Qafhardhi Policia e Shtetit ka evakuar banorët e banesave në zonën përreth, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish nga bashkitë fqinje po mbërrin për tu ardhur në ndihmë djemve të MKZSH Shkodër Forcat e Armatosura do të ndërhyjnë nga ajri përmes helikopterit.
Shfaq Komentet (0)