Kronikë

Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 35 vjeçari teksa punonte në Portin e Portoromanos

21:54 - 14.06.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 35 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme teksa ishte duke punuar në Portin e Portoromanos, Durrës, pasi ka renë në kontakt me energjinë elektrike.




Uniformat blu njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen numër 15 të Durrësit, kur viktima K.M., ishte duke punuar e më pas e ka zënë korrenti.

Në komisariat janë shoqëruar personat përgjegjës për veprime të mëtejshme.

 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 15, Durrës, shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Portoromano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.