AKTUALITET

“Mund të përballojmë çdo rival!”- Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri: Me Zvicrën shkojmë në gjysmëfinale

11:56 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka dhe sulmuesi Xherdan Shaqiri i kanë rezistuar tranzicionit te përfaqësuesja helvete, pavarësisht moshës. Fakti që janë me origjinë shqiptare e shton edhe më shumë kuriozitetin rreth perfomancës së tyre te publiku kuqezi. Së fundmi ata janë prononcuar para mediave në vigjilje të duelit me Hungarinë:




XHAKA – “Në Europianin e zhvilluar në ‘Euro 2020’ shkuam deri në çerekfinale dhe më pas u mposhtëm me penallti. Kësaj radhe grupi i ka fituar pjekur dhe pretendojmë më lart. Ky do të jetë synimi ynë madhor në Gjermani, mbërritja në gjysmëfinale. Të jesh kapiteni i Zvicrës dhe te drejtosh kombëtaren në të tilla nivele është burim krenarie. Më motivon të jap akoma më shumë. Unë vij nga një sezon i shkëlqyer në Gjermani me Leverkusen. Titulli dhe Kupa do mbetet gjatë në kujtimet e mia, kjo për faktin se si i fituam, pas asnjë humbje. Ndeshje me Hungarinë rezulton shumë e rëndësishme për vijimësinë. Kërkohet ndeshje perfekte ndaj tyre. Jemi gati për të marrë tri pikët e parë”, tha mesfushori.

SHAQIRI – “Mendoj se kemi bërë përparim të madh nga Europiani i fundit. Përmirësimi është i ndjeshëm në shumë aspekte. Kontingjenti ynë është i paparashikueshëm dhe mund të përballojmë çdo rival. Nuk ka arsye përse të nënvlerësojmë Hungarinë. Ata kanë ardhur me meritë deri në këtë fazë. Shpresoj se do jemi në ditën tonë më të mirë”, e mbylli Shaqiri.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.