AKTUALITET

Presidenti Begaj dhe Elisa Spiropali udhëtojnë drejt Zvicrës, do të marrin pjesë në Samitin e Paqes për Ukrainën

10:12 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Teksa presidenti Bajram Begaj ka udhëtuar sot drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, është shoqëruar edhe nga ministrja Elisa Spiropali, ku kjo e fundit ka postuar dhe një foto ku shihet krah presidentit Begaj.




“Me Presidentin Bajram Begaj, për në Samitin e Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet sot dhe nesër në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës, në Zvicër”- shkruan ajo.

Ndërkohë mësohet se sot nis Samiti i nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën, që do të zhvillohet në datat 15 dhe 16 qershor 2024 në Bürgenstock, pranë qytetit të Lucernës.

Qeveria shqiptare përfaqësohet në këtë samit të nivelit të lartë nga ministrja Elisa Spiropali.

Njëqind delegacione do të marrin pjesë në Konferencën e Paqes për Ukrainën në Zvicër, duke përfshirë 57 krerë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë bota do të mblidhen sot për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plan paqeje për Ukrainën.

E pranishme në këte samit do të jetë edhe zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Do të jenë dhe presidentë ose krerë të BE-së, vendeve të Amerikës së Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.