AKTUALITET

Sokol Mëngjesi doli nga koma pasi u dhunua barbarisht/ Reagon motra e avokatit: Sytë e tij u zgjuan nga një ëndërr e keqe! Zoti do e ngrejë në këmbë…

09:08 - 15.06.24 I K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ida Mëngjesi, motra e avokatit Sokol Mëngjesi ka reaguar në rrjetet sociale për gjendjen e të vëllait ku dhe ka falenderuar të gjithë njerëzit të cilët u janë gjendur pranë në ditët e vështira ku Mëngjesi ishte në koma apo i intubuar.




“Asgjë nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurisë njerëzore që u derdh mbi të dhe mbi ne, në një mënyrë të papërshkruar me fjalë!”- shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Ne emrin e vellait tim te shtrenjte. Ne emer te prinderve te mi heronj. Ne emer te Anxheles se dashur dhe engjejve tane te bekuar, dhe me gjithe qenien time do doja t’ju falenderoja nga zemra cdo njerin prej jush, te njohur e te panjour qe e mbuluat Sokolin me nje mburoje te papershkruar dashurie njerezore, derisa syte e tij te zgjuar u zgjuan nga kjo enderr e keqe.

Zoti ka menyrat e tij per te na provuar egzistencen e gjithefuqishme, nepermjet mrekullive qe ben here pas here me njerezit dhe ai do e ngreje Sokolin ne kembe!

Ne keto dite te kobshme qe kane zgjatur si muaj kemi mesuar se asgje nuk vlen sa fuqia e mbinatyrshme e dashurise njerezore qe u derdh mbi te dhe mbi ne ne nje menyre te papershkruar me fjale!

Drita e qirinjve te ndezur ne te kater anet e botes, drita e cdo lutjeje te peshperitur nga buzet e drdhura dhe drita e miresise qofte me ju cdo cast dhe mbreterofte e mira ne jeten dhe ne shpirtin tuaj! E mira nuk humbet!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.